Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për shtyp pas humbjes së sontme nga Espanyoli 1-0 në Cornella El Prat. Tekniku diskutoi humbjen me këto fjalë.
”Ne kemi humbur pak nga gjithcka. Filluam mirë dhe patëm rastet për të shënuar, por pjesa e dytë ishte më e keqe. Nuk kemi gjetur as lojë as thellësi në pjesën e dytë, megjithëse nuk e merituam humbje. Espanyoli kishte pak mundësi. Eshtë një humbje që dhem dhe një rezultat i keq. Më vjen keq për lojtarët.”
”Futbolli, ndonjëherë, nuk kupton. Në disa minuta të pjesës së dytë nuk arritëm të shënonim dhe duhet të pranoni në momentet më të vështira. Pjesa e dytë nuk ka qenë e mirë për ne. Pas 5 rezultateve të mira sot nuk e morrëm atë.”
Ramos si sulmues qendror
”Kur humbni pak apo kur jeni 0-0, gjërat mund të ndodhin. Gjithmonë kërkojmë fitoren dhe sot nuk e arrijtëm. Ata gjithashtu shënuan një gol në minutën e fundit por ne nuk duhet të mendojmë dy herë për këtë. Ne nuk e meritonim një fitore apo një humbje.”
Dëmtimi i Neymar
”Nuk e di se cfarë do të ndodhë. Ne duhet të presim. E dimë se ai është i dëmtuar dhe nuk e dimë nëse do të jetë gati për ndeshjen ndaj nesh apo jo.”