Thiago Motta ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtarë të PSG-së në të cilën ka folur për ndeshjen kthyese ndaj Real Madridit dhe është shprehur i bindur se mund t’i mposhtin ata me gjithë respektin që kanë për ekipin Madrilen.
”Ne e dimë se do të luajmë kundër një ekipi të madh, por gjithcka do të varet nga mënyra se si ballafaqohemi. Besoj në ekipin që kemi se mund t’a mposhtim Real Madridin, me gjithë respektin që kemi për këtë ekip. Ne humbëm 3-1 por mund të fitojmë 2-0 në shtëpi.”, tha ish lojtari Blaugran.
”Ne të gjithë e dimë kualitetin e Neymar, jemi të trishtuar por do të shkojmë të përgatitemi mirë për këtë ndeshje. Champions League është gjithmonë e ndryshme, ne duhet të bëjmë njëndeshje të madhe.”, shtoi lojtari braziliano-italian.
Ndërsa për fund ai foli edhe për tifozët etyre: ”Ne duhet të afrohemi me besimin se mund të kualifikohemi. Duhet t’a ndiejmë këtë në fushë dhe në tribuna. Ne do t’ua transmetojmë atë tifozëve dhe mund të kemi një atmosferë të këndshme.”