Cristiano po rikthehet. Me 33 vite mbi supe, ai nuk është lojtarë i fuqishëm dhe shpërthyes i së kaluarës, ai që ka pasur shpejtësinë apo që ka pasur driblimet. Portugezi në vitin 2018, aktualisht krahasohet me një lojtarë që jeton dhe punon për golin.
Ai ka shënuar për 7 sezone me radhë nga 40 gola. Dhe në këtë sezon të nëntin, atij i duhet edhe 7 gola për t’a bërë pësëri. Një parashikim që duke pasur parasysh progresin e tij në ndeshjet e fundit, mund të llogaritet që do t’a arrijë.
Cristiano i tanishëm po shpëton përpjekjet. Në Ipurua atij iu nevojiten vetëm dy të prekura për të shënuar golin e parë dhe në të dytën shënoi me goditjen e parë me kokë drejtë portës pas krosimit nga Carvajal.
Ky është pikërisht fati i preferuar i Cristianos, i cili është i specializuar në shënimin me të parën. Ai ka shënuar 22 nga 33 golat me goditjen e parë në sezonin 2017/18 ose rreth 66.6% të golave të tij.
Kjo do të thotë se konvertimi i tij në një ‘9’ për ekipin është një fakt i kryer nga Portugezi. Eshtë e vërtetë se Cristiano preferon të startojë nga ana e majtë por kështu ka më pak mundësi për gola. Nëse ai vazhdon të luaj si ‘9’ as golat e tij me goditjen e parë nuk do të mungojnë.