Krahasimet mes Neymar dhe Vinicius JR, janë të pashmangëshme. Në fakt, që nga koha kur Madridi nënshkroi me lojtarin e Flamengos, këto krahasime janë përsëritur vazhdimisht. Por tani, është vetë lojtari i ri Madrilen, Vinicius JR që ka thënë se ‘nuk dëshiron të jetë një tjetër Neymar’.
Braziliani ka dhënë një intervistë për Goal në të cilën ka folur rreth këtij krahasimi.
”Unë nuk i kushtoj vëmendje krahasimeve, por e kam ndjekur gjithmonë Neymarin. Kam kontakte ende me të dhe kur e shoh duke luajtur përpiqem të marrë më të mirën nga ai. Unë nuk dua të jem një tjetër Neymar, unë dua të ndërtojë karrierën time dhe të vazhdoj të përhap lumturinë për të gjithë në Brazil.”
Vinicius JR gjithashtu foli për jetën në Brazil dhe objektivat e tij: ”Të gjithë në ekipin e të rinjëve ëndërrojnë për këtë dhe nuk është e ndryshme për mua. Endërra është të fitojë Copa Libertadores dhe titullin e ligës braziliane, për të pasur një ditë të mirë me Flamengon. Flamengo është klubi që më ndihmoi kur kisha nevojë. Unë kam qenë këtu që nga mosha 10 vjet. Kur dal në fushë, gjithmonë kujtoj ditën e parë në Flamengo dhe të gjithë ata që më ndihmuan.”