Trajneri i Manchester United, portugezi Jose Mourinho, beson se Cristiano Ronaldo e ka derën e mbyllur që të largohet nga Real Madridi, pasi sipas tij, është e ndaluar shitja e tij.
”Besoj se Real Madridi nuk mund t’a shes, nuk mund. Eshtë e ndaluar. Ai duhet të luajë deri sa t’a autorizojnë që të shkojë të luajë një vit në Amerikë apo në ndonjë vend tjetër që dëshiron. Eshtë një derë e mbyllur për të.”, thotë Mourinho në një intervistë për revistën portugeze ‘Record’.
Portugezi foli edhe për mundësinë që Cristiano të rikthehet në ish klubin e tij, Manchester United, ku luajti nga viti 2003 deri në vitin 2009: ‘‘Mendoj se jo, por të gjithë e dinë historinë e tij në Manchester, pasionin që kanë për të, ka shumë lojtarë në botë që kur kanë mundësinë të rikthehen në ish klubin e tij, vendosin për jo.”
Megjithatë, ai thekson se situata e Cristianos në Madrid është sikur të jetë e planifikuar si një hipotezë, pasi nuk do të konsiderohet një ofertë nga Anglia për të.
Në fund tekniku Portugez tregoi se si presidenti Perez nuk e lejoi të drejtonte kombëtaren e Portugalisë: ”Kam qenë afër, por presidenti Perz nuk më lejoi, dhe mendoj se pozita e trajnerit të Real Madridit nuk është në përputhje me kombëtaren.”