Kapiteni Madrilen, Sergio Ramos, ka folur për mediat zyrtare të UEFA-s rreth finales së Champions League ndaj Liverpoolit, që ekipi do t’a zhvillojë të shtunën në Kiev.
”Ishte një nga rrugët më të vështira për të arritur në finalen e dëshiruar, në fund, është shpërblimi edhe kjo e shpërblen punën. Dhe gjithashtu duhet të vlerësojm punën ekstra që kemi bërë në këtë rrugë ndaj PSG-së, Juves dhe Bayernit, që gjithashtu kanë qenë favorit për të fituar këtë kompeticion. Kjo na ka forcuar në përgjithësi dhe gjithashtu psiqikisht për t’u përballur me finalen që do të jetë shumë e vështirë.”
Sa i përket Liverpoolit, kapiteni Ramos vlerësoi potencialin e tyre: ”E dimë se do të jetë një kundërshtar shumë, shumë i vësthrië. Kanë një ekip, në nivel ofanziv, shumë të shpejtë, që në kundërsulme mund të na dënojnë. Firminho dhe Salah janë dy lojtarë shumë të shpejtë, vertikal, vështirë për t’i markuar dhe do të përpiqemi t’a bëjmë këtë disi, ti ruajmë mirë. Liverpooli është shumë mirë në nivelin teknik, por shkojmë t’i dëmtojmë ata me lojtarët tonë që kanë karakteristika të ngjashme. E dimë se kundërsulmet dhe topat e vjedhur mund t’i bëjnë dëm atyre.”
Ndërsa për mundësitë që ekipi ka t’a fitojë Championsin e tretë radhazi, Ramos u tregua shumë iluzionist: ”Eshtë një ëndërr dhe një objektiv që kemi atje, por ende ka që nuk e dinë atë ndjesi. Futbolli është i shpejtë sa që nuk keni kohë për të shijuar momentet sic meritoni. Ekipi ynë gjithmonë vendos shpirtin, zemrën në cdo kompeticion që luan. Tani ne mund t’a gëzojmë këtë cmime përsëri me një tjetë finale dhe shpresoj se mund t’a fitojmë, do të ishte një titull më shumë, një Champions më shumë. Do të ishte me të vërtetë të vlerësohej si një ekip i epokës.”