Kur Zinedine Zidane konfirmoi dorëheqjen në javën e kaluar, u lëkundën edhe themelet e ekipit Madrilen. Me parasezonin që është afër, me botërorin që po fillon, me shumicën e trajnerëve të njohur të bllokuar nga klubet e tyre përkatëse, me Cristianon dhe Bale që dyshojnë në të ardhmen e tyre dhe pa trajner.
Klubi nuk ka pasur shumë kohë për të reaguar dhe tani po has në një rrugë shumë të vështirë për të zëvëndësuar Zidane në stolin e ekipit. Menjëherë pas largimit të Francezit, klubi ka pasur kontakte me 5 trajnerë të njohur Europian dhe të gjithë këta trajnerë i kanë thënë jo klubit Madrilen duke u treguar besnik ndaj klubeve të tyre ku gjenden aktualisht.
Pochettino, Löw, Allegri, Klopp dhe Nagelsmann, të gjithë e kanë refuzuar Real Madridin. Pochettino është i bllokuar nga presidenti i Tottenhamit, Löw u vetëpërjashtua qysh në ditën e parë, Allegri dëshiron që të vazhdojë aventurën në Itali, Klopp dëshiron të përfundojë projektin e sapofilluar në Anfield dhe Nagelsmann ka treguar dëshirën për të vazhduar në Hoffeinheim duke luajtur në fazën e grupeve në Champions.
Me këtë sfond, në zyret e Bernabeut ka filluar të konsiderohet seriozisht rikthimi i ish lojtarit dhe ish trajnerit të akademisë, Michel Gonzales, pasi plotëson numrin e kushteve që i nevojiten për të udhëhequr ekipin e parë.
Michel ka dicka të ngjashme si Zidane: ai ka luajtur për klubin 559 ndeshje dhe ka shënuar 134 gola mes viteve 1984 dhe 1996. Njëri nga mitet e La Quintas të Buitre dhe ishte trajner i Real Madrid Castillas në sezonin 2006/07. Dhe madje ka fituar mjaftë eksperiencë pasi ka trajnuar ekipe si: Malaga, Marseille, Olympiacos, Sevilla, Getafe dhe Rayo gjatë viteve të fundit. Mbi të gjitha ai ka treguar dëshirën e tij që një ditë të jetë tekniku i ekipit të parë: ”E shoh veten duke trajnuar një ditë Real Madridin.”