Vinicius Junior do të jetë lojtari i parë që do të arrijë në Real Madrid për sezonin 2018/19. Edhe pse klubi kishte nënshkruar me të në vitin e kaluar, ai ishte i huazuar deri në këtë sezon tek klubi i tij i fëmijërisë Flamengo. Sulmuesi Brazilian do të thotë lamtumirë Flamengos më 14 qershor në ndeshjen ndaj Palmerias dhe do të ketë një muaj pushim para se t’i bashkohet Madridit më 17 korrik në Madrid.
Supertalenti Brazilian do të mbush 18 vjet më 12 korrik apo më mirë ndryshe 5 ditë para se t’i bashkohet ekipit në parasezon. Por, nuk epërjashtohet mundësia që ai të vazhdojë ende në Brazil, pasi Flamengo janë të etur për të mbajtur ende të huazuar lojtarin Madrilen. Sipas kontratës vendimi është në duart e lojtarit por një gjë dihet se ai do të prezantohet në Madrid më 17 korrik.