Dorëheqja e Zinedine Zidane nga pozita e trajnerit të Madridit ka hapur një problem serioz për klubin Madrilen pasi tani duhet të gjejnë një zëvëndësues për Francezin.
Gjatë ditës së sotme trajneri aktual i Valencias, Marcelino Garcia, është pyetur nga gazetarët nëse do të dëshironte të ishte zëvëndësuesi i Zidane në stolin Madrilen dhe ai u përgjigj kështu: ‘‘Madridi nuk më ka thirrur, por edhe nëse do t’a bëjë këtë, unë nuk do të shkojë sepse jam shumë i rehatshëm në Valencia.”
Kështu Marcelino iu bashkohet listës së trajnerëve tjerë si Low, Allegri, Nagelsmann, të cilët menjëherë kanë përjashtuar mundësinë që të trajnojnë ekipin Madrilen.