Florentino Perez dëshiron të mbyll sa më shpejt punësimin e trajnerit të ri që ai menjëherë të fillojë planifikimin për përgatitjet për sezonin e ri 2018/19.
Sipas mediave Spanjolle, presidenti ka hartuar një plan që të zyrtarizojë një trajner klasi të njohur dhe që mund të kishte sukses në Madrid. Lista e ngushtë është vetëm në dy emra: Mauricio Pochettino dhe Massimilano Allegri.
Ndërsa në anën tjetër për përforcimin e ekipit prioriteti kryesor mbetet superlojtari i PSG-së, braziliani Neymar dhe gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që të transferohet edhe Robert Lewandowski, sulmuesi Polak i cili ka kërkuar të largohet nga Bayerni.