Vinicius Junior luajti ndoshta ndeshjen e tij të fundit me Flamengon mbrëmë ndaj Paranas. Supertalenti 17 vjecar tashmë e dinte se kjo mund të ishte ndeshja e fundit me fanellën e klubit Brazilian pasi pritet t’i bashkohet Real Madridit në parasezonin 2018/19, më 17 korrik.
Braziliani nuk mund t’i mbante lotët pas përfundimit të ndeshjes së fundit dhe posa filloi të thotë disa fjalë për një medium shpërtheu në lot duke thënë: ”Eshtë një moment….”, dhe shpërtheu në lot duke vazhduar më tej: ”Ky klub gjithmonë më ka ndihmuar, më mori nga Sao Goncalo, më dha një jetë më të mirë dhe u kujdes për mua. Kam vetëm fjalë falënderimi për ata që më ndihmuan nga dita e parë kur arrita këtu.”
Ekipi Brazilian po punon pa u lodhur që t’a mbajë edhe ndonjë muaj të huazuar supertalentin por Madridi duket se ka vendosur t’a ketë atë në listën e ekipit për sezonin 2018/19. Këtë e pranoi edhe vet lojtari duke thënë: ”Noval (drejtori sportiv i Flamengos) po insiston shumë në vazhdimësinë time, por nuk jam unë ai që vendos. Eshtë pak e vështirë. Shpresa është gjëja e fundit që humbet.”
Tifozët e Flamengos gjithashtu vazhdimisht i kërkuan atij qëndrimin me brohoritjet e tyre gjatë ndeshjes së djeshme. ‘‘Eshtë një moment i vështirë sepse jam aty ku dua të jem. Sot mund të them lamtumirë tifozëve më të mirë në botë. Kam vetëm fjalë falendërimi. Nuk e kam imgjinuar që aq shpejt të jem profesionist dhe me 17 vite të luaj për Real Madridin.”, shtoi ai.
Ndeshja e ardhshme e Flamengos në shtëpi do të jetë më 18 korrik ndaj Sao Paulos dhe deri në këtë datë e ardhmja e Vinicius do të vendoset. ”Asgjë nuk është miratuar ende, por në javët e ardhshme do të mësohet gjithcka. Flamengo, Real Madridi dhe agjentët e mi do të vendosin.”, përfundoi intervistën e emocionuar supertalenti.
Ende ekziston një mundësi që Vinicius JR të vazhdoj huazimin e tij në Flamengo por gjithcka do të mësohet nga planet e klubit dhe trajnerit të ri në lidhje me të.