Ivan Rakitic ka dhënë një intervistë për mediat në kampin stërvitor që mbajti kombëtarja e Kroacisë para botërorit Rusia 2018.
Mesfushori Kroat ka folur për tema të ndryshme dhe nuk ka lënë anash edhe pyetjet e gazetarëve për dorëheqjen e Zidane dhe thashethemet për largimin e Cristianos nga Madridi, rivali i tyre i përjetshëm.
”Në fillim më befasoi. Por ai zgjodhi kohën dhe momentin e duhur. E largoj kapelën time për të sepse ecuria e tij ka qenë mbresëlënëse, shumë pak e kanë bërë kështu. I dëshiroj të gjithat të mirat në të ardhmen. Ka bërë histori me Madridin dhe për këtë arsye duhet të përgëzohet.”, ishin fjalët e Rakitic sa i përket dorëheqjes së teknikut Francez.
Ndërsa sa i përket pakënaqësive dhe thashethemeve për Cristianon, ai shtoi: ‘‘Eshtë e vështirë të imagjinohet se do të shkojë. Megjithatë, futbolli është gjithmonë i shpejtë dhe mund të ndodhin shumë gjëra. Eshtë një lojtar i cili bënë diferencën në Madrid. Dhe nëse ai largohet, unë i pari do të isha i lumtur, nuk do të gënjej. Si një kolegë nga profesioni shpresoj që do të marrë vendimin më të mirë të mundshëm. Ashtu sikur Zidane, i dëshiroj më të mirën.”