Loja spektakolare e Cristiano Ronaldos nuk ka ndryshuar asgjë në situatën ndërmjet tij dhe hierarkisë së Real Madridit.
Të Premten mbrëma, ai ishte njeriu i ndeshjes duke dhuruar spektakël me Portugalinë në kupën e botës ndaj Spanjës me një hat-trick të shënuar në ndeshjen hapëse.
Sidoqoftë, për drejtuesit Madrilen nuk ka ndryshuar asgjë dhe ata mbeten të qartë që e duan lojtarin në klub, pavarësisht nga ajo që bën në Rusi.
Kjo është diçka që i komunikuan agjentit të lojtarit Jorge Mendes, të cilin e takuan javën e shkuar.
Kushtet e kontratës janë vendosur nga Real Madridi dhe jo nga lojtari, diçka e cila iu theksua edhe agjentit të tij nga drejtuesit e klubit.
Propozimi i bërë për një përmirësim të kontratës është akoma në tavolinë dhe Madrilenët presin një përgjigje.
Në Bernabeu, e kanë bërë të qartë që nuk duan të futen në një situatë lloj ankandi ku në fjalë është e ardhmja e Ronaldos.
Kontrata që ai e nënshkruajti në Nëntor të vitit 2016 mbetet në fuqi dhe i garanton një vend në klub deri në vitin 2021, për aq koha sa nuk ka dikush që mund të paguaje klauzolën prej 1 miliard eurove.
Ata e kuptojnë që lojtari mbase ka përfituar një kontratë të re me performancën e tij dhe do e arsyetojnë atë por drejtuesit poashtu janë të vetëdijshëm që lojtari tashmë është 33 vjeç në kohën kur po ri-negociohet.
Historia po përsëritet si një vit më parë kur kishte një mungesë përpjekje nga ana e klubit për t’i përmirësuar kontratën dhe gjërat nuk ndryshuan pavarësisht spekulimeve se ai mund të largohej.
Ka një besim që e njëjta do të ndodhë edhe këtë verë dhe në fund të merkatos Ronaldo do të qëndroje në Madrid dhe do të pranoje ofertën e rinovimit.
Mes drejtuesëve, ka një sens qetësie sepse ata e dinë që lojtari më i mirë në historinë e klubit tashmë është nën kontratë dhe në çdo rast ai del i humbur.
Ajo që ndodhi në Sochi nuk ka ndryshuar asgjë sepse ky është kualiteti që ai ka dëshmuar vit pas viti në Santiago Bernabeu.
Të gjithë e dinë se çfarë është në gjendje të bëje ai dhe për momentin çdo gjë qëndron njësoj. Sidoqoftë, lajmet që vijnë nga tabori i lojtarit janë pak më tepër inkurajuese.
Ronaldo edhe vet e di që ka pak skuadra që mund t’i japin atë që kërkon, si në aspektin ekomonik ashtu edhe në atë sportiv, por asnjëra prej tyre nuk është në nivelin e Real Madridit.