Tani që Real Madridi ka siguruar blerjet e dy sulmuesëve të rinjë Brazilian, Vinicius ka theksuar që arritja e Neymar do të ishte një benefit i madh për të dhe klubin.
Teksa Madrilenët konsiderojnë që hapi i rradhës është ndjekja e yllit të Paris Saint-Germain, Vinicius sëbashku me yllin tjetër Rodrygo, janë gati të arrijnë në Madrid.
”Nëse Neymar do të vinte në Real Madrid, do të më ndihmonte mua dhe Rodrygos,” u shpreh ai për Marcan.
”Në pozitën e tij dhe me eksperiencën që ai posedon, do të na ndihmonte shumë.”
”E kam ndjekur gjithmonë, që kur shpërtheu. Ai është një njeri shumë modest dhe me shumë talent.”
”Që kur jam bërë i afrët me të, gjithmonë më ka uruar fat. Nuk ka gjë më të mirë se sa të jesh përkrah idhullit tënd.”
17 vjeçari refuzoi të japë mendimin nëse Neymar do i bashkohej Real Madridit këtë verë por insistoi që kritikat për të janë të padrejta sepse jashtë fushe Neymar është një tjetër person
”Nuk do të komentoj asgjë,” siguroi ai për pyetjen e parë.
”Ai është një fenomen në fushë dhe ka një modesti të jashtëzakonshme. Ka një karizma që e lumturon çdokënd si brenda ashtu edhe jashtë fushe.”