Çështja Cristiano Ronaldo po bëhet çdo ditë e më e diskutuar. Pas takimit të agjentit të tij Jorge Mendes me Florentino Perez dhe Jose Angel Sanchez, ekziston një optimizëm shumë i lartë që Portugezi do të përfundoje në Serie A tek kampionët e Juventus.
Por, ky do të jetë një operacion shumë i komplikuar dhe aspak i lehtë. Do të zgjasë disa ditë, disa javë e mbase edhe disa muaj. Dhe kur të gjithë gjërat të qartësohen, atëherë do të shohim se ku do të përfundoje Cristiano Ronaldo.
Nga të përditshmet e ndryshme në Spanjë, Itali dhe Portugali, kemi këto të reja:
MARCA: Diskutimi ndërmjet Real Madridit dhe Cristiano Ronaldos tani është mënyra se si do të komunikohet lamtumira e tij. Real Madridi dëshiron një ceremoni lamtumirëse në lartësinë e legjendës dhe një konferencë për media ku ai publikisht do të deklaroje dëshirën për t’u larguar.
AS: Cristiano Ronaldo vetëm dëshiron të thotë lamtumirë me një komunikatë të lëshuar për mediat. Transferimi tek Juventus është shtyrë për javën tjetër.
TS: Blerja e shekullit. Cristiano është ar për juven. Ai do të sjellë menjëherë 80 milion euro në arkat e klubit.
EP: Ai është Michael Jordan i futbollit, me të edhe seancat stërvitore do të bëhen në evente.
CdS: Ronaldo me valixhet në dorë. Juve zotëron CR7: tani duhet të gjejnë më tepër fonde. Gazetari ynë në Madrid zbulon prapaskenat e marëveshjes së shekullit: përfundim i akordit mbase në fund të javës.
GdS: CR7 shtyn Realin por Florentino dëshiron më tepër se 100 milion euro.
A BOLA: Florentino dëshiron 50 milion euro më shumë. Presidenti Madrilen ngrit çmimin. I pakënaqur me Cristianon.
Record: Në Real, pritet oferta e Juves.
Di Marzio: Juve është optimiste dhe vetëm pret për Jorge Mendes të tregoje një dokument të shkruar nga Real Madridi që e lejon transferimin e Cristiano Ronaldos për një shumë prej 100 milion euro.
Sky Italia: Ronaldo duhet t’a ketë thirur trajnerin aktual të Napolit Carlo Ancelotti, për t’a pyetur në lidhje me futbollin Italian.