Real Madridi ka zhvilluar miqësoren e tretë parasezonale në kuadër të ICC. Skuadra e Julen Lopetegui mbrëmë pas mesnate kishte kundërshtar skuadrën italiane, AS Roma.
Me një rezultat prej 2 – 1, Reali doli triumfues përball italianëve të cilët kishin një gol më pak të shënuar. Duke dominuar ndeshjen bindshëm, djelmoshat e Lopeteguit treguan edhe një herë se janë të gatshëm për sezonin e ri.
Pas vetëm 2 minutave lojë, pas një asistimi maestral të Gareth Bale, Marco Asensio nuk dëshproi duke e realizuar në gol goditjen e tij. Në minutën e 15-të, fal një asistimi të Carvajal, ishte Bale që e konkretizoi në gol dhe ngriti epërsinë për 2 – 0. Deri në minutën e 83-të loja vazhdoi pa ndonjë gol, deri kur Strootman zvogloi epërsinë për 2 – 1, por kjo nuk mjaftonte që në fund Real Madridi të mos dilte triumfues.
Për më shumë, ju ftojmë t’i ndiqni golat dhe rastet më të mira të ndeshje në videon e më poshtme: