Vinicius JR duket se është përshtatur mjaftë mirë në Madrid. Supertalenti Brazilian po tregon aftësitë e tij në stërvitje dhe gjithashtu tregoi ato edhe në ndeshjet në të cilat u paraqitë për ekipin në parasezon.
Braziliani gjatë ditës së djeshme ka shënuar një supergol me stilin gërshërë pas një aksioni ku pranoi një top me gjoks dhe e goditi atë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Rikujtojmë që Vinicius ende nuk ka bërë debutimin e tij zyrtar për ekipit dhe këtë mund t’a bëjë në ndeshjen e së shtunës ndaj Bilbaos.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme më këtë supergol nga supertalenti Madrilen: