Gala mbrëmja për ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit nga FIFA do të mbahet sot me fillim nga ora 20:30 në Londër.
Për çmimin kryesor, atë të lojtarit më të mirë të vitit, do të luftojnë 3 lojtarë: Modric, Salah dhe Cristiano.
Shtepia më e madhe e futbollit FIFA ka zgjedhur t`i përshkruajë kështu tre të lartëpërmendurit.
LUKA MODRIC
Kapiten i Kroacisë deri në finalen e Kupës së Botës, që ishte e para në historinë e tyre.
– Fitoi Topin e Artë të këtij kampionati që u mbajt në Rusi.
– Kontribuoi në triumfin e Real Madridit në Champions League dhe në Kupë te Botës për Klube.
CRISTIANO RONALDO
– Fitoi UEFA Champions League 2017/18 me Real Madridin.
– Ishte golashënuesi më i mirë i kësaj gare (15 gola).
– Më i miri në Kupën e Botës për Klube.
MOHAMED SALAH
Kontribuoi për Liverpoolin, i cili arriti në finalen e Champions Leagues.
– Ndau vendin e dytë si golashënuesi më i mirë në këtij kompeticioni.
– 32 gola të tij në Premier League përfaqësojnë një rekord të ri.