Real Madridi po planifikon që në vitin 2019-të të transferojë në rradhet e veta dy yjet e futbollit, Eden Hazard dhe Neymar.
Klubi Madrilen, deshiren për të luajtur në Bernabeu, Hazardit, pritet t`ia plotësojë në merkaton e janarit, kohë kjo kur mendon edhe ta blejë nga Chelsea.
Në anën tjetër, Neymarin e PSG, Madrilenet po planifikojnë ta transferojnë tek në merkaton e qershorit.
Që këto dy transferime të realizohen, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, duhet të shpenzojë para të majme nga xhepi i tij.
Dyshja në fjalë besohet se do ta përmbushë boshëllëkun e lënë nga largimi i CR7, i cili sipas medieve spanjolle ka ndikuar direkt në formën aktuale të ekipit Madrilen.