Ish sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan ka dhënë një intervistë në të cilën ka diskutuar shumë tema të ndryshme rreth La Ligas dhe njëra nga to ishte edhe mungesa e golave të Madridit në këtë sezon.
”Nuk kanë shënuar gola si nëvitet paraprake. Natyrisht mungesa e Cristiano Ronaldos po vërehet, një lojtar i cili garanton 50 gola për sezon. Nuk është lehtë për t’a zëvëndësuar atë lojtar. Tek ata duhet të fillojë të shënojë i gjithë ekipi për t’a mbuluar atë pasi po flasim për njërin nga më të mirët.”, ishin fjalët e sulmuesit Uruguajan në lidhje me mungesën e golave të Realit këtë sezon.