Cristiano Ronaldo po rikthen versionin e tij më të mirë dalëngadalë pas startit të dobët që kishte në La Liga.
Me rikthimin e Portugezit në formë, janë rikthyer edhe buzëqeshjet së bashku me golat e shumtë të ekipit Madrilen. Cristiano aktualisht është golashënuesi më i mirë i ekipit me 26 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet dhe gjithashtu bënë pjesë edhe në listën e asistuesëve më të mirë.
Në fitoren e mbrëmshme ai shënoi golin e 4’të të ekipit pas një asistimi fantastik nga Casemiro. Por nuk ishte vetëm goli ajo që bëri në fitoren e djeshme Portugezi. Përvec se bëri një ndeshje të mirë, në një aksion të ndeshjes ai dhuroi një pasim maestral për Bale nga gjysma e fushës, duke i mundësuar Uellsianit të dalë i vetëm përball portjerit.
Ky ishte pasimi maestral i Cristianos nga gjysma e fushës për Bale: