Lionel Messi mban në shtëpinë e tij fanellat e 3 ish-lojtarëve Madrilen si: Raul, Casillas & Di Maria. Këtë e ka bërë të ditur vetë lojtari argjentinas në një intervistë të dhënë për Tyc Sports.
Messi u shpreh se edhe përkundër rivalitetit, ndjen respekt të madh personal e profesional për tre sh-futbollistët Madrilen.
Fanella e Raulit ishte fanella e parë e një lojtari Madrilen që Messi e vendosi në muzeun e tij personal të fanellave.
Sa i përket Casillas, portieri është përballur me Lionel Messin në 26 ndeshje. 12 fitore i ka arritur Messi, 7 fitore i ka arritur Casillas ndërsa janë ndarë baraz në 6 takime.
Messi poashtu mban në shtëpinë e tij edhe fanellen e Ángel Di María. Ky rast është i ndryshëm nga dy të mëparshmit, pasi që të dyj ndajnë të njëjten zhveshtore te ekipin Kombëtar i Argjentinës.
Para se Fideo të largohej nga Real Madridi, ata u përballën me njëri-tjetrin në 16 El Classico, me 7 fitore për Messin, 5 fitore për Di María dhe 4 barazime.