Të shtunën e 26 majit 2018, Real Madridi i tregoi edhe njëherë Europës se ata janë mbretërit e futbollit. Në finalen e Kievit, lojtarët Madrilen i siguruan klubit titullin e tretë radhazi të Champions League dhe të 13’tin apo La Decimoterceran në historinë e klubit.
Pas punës madhështore të bërë nga lojtarët në Champions League, normalisht se në fund vjen edhe shpërblimi. Sipas burimeve të afërta brenda klubit, shuma që secili lojtar pranoi pas triumfit në finalen e Kievit ishte rreth 950 mijë euro.
Sic dihet presidenti Perez gjithmonë i ka shpërblyer lojtarët edhe në vitet paraprake me shuma përafërsisht të njejta si kjo e këtij sezoni.