Kur Real Madridi dërgoi ofertë për të riun brazilian, Rodrygo Goes, ai nuk mendoi dy herë për të nënshkruar me kampionët evropian.
Megjithëse kishte edhe edhe oferta tjera nga skuadra tjera si Barcelona për sulmuesin brazilian, ai vendosi t’a ndjek ëndrrën e tij të fëmijërisë edhe pse largimi i Cristiano Ronaldos ka marrë vëmendjen e tifozëve duke ‘harruar’ transferimin e tij, i cili kompletohet plotësisht në korrik të vitit 2019.
“Unë bisedova në shtëpi me gjithë familjen time për të ardhmen time, por që nga momenti kur arriti oferta nga Real Madridi, nuk ishte diçka që duhej menduar dy herë”, – tha ai për Folha de Sao Paolo në lidhje me procesin e tij të marrjes së vendimit mbi të ardhmen e tij.
“Reali është klubi më i madh në botë. Nëse i’u vie një ofertë nga Madridi dhe një tjetër nga një skuadër tjetër, ju duhet të zgjidhni Real Madridin pavarësisht parave.”
“Ishte një nga ëndrrat e mia të fëmijërisë për të luajtur nga ana e Ronaldos sepse ai ishte idhulli im, ashtu siç është edhe Neymar. Me Neymar është më e lehtë që kjo të ndodhë.”
“Jam pak i trishtuar për largimin e CR7 duke pasur parasysh gjithçka që ai ka bërë për futbollin dhe Real Madridin.” – theksoi Rodrygo.