Edhe pse Sergio Ramos thoshte përpara ndeshjes që nuk besonte se Wembley do e priste keq për shkak të dëmtimit që i shkaktoi Mohammed Salah në finalen e Champions League sepse futbolli Anglez karakterizohet për respektin që u jep mysafirëve, por gaboi. Kur emri i kapitenit të kombëtares Spanjolle u thërit në stadium, një vërshëllimë e madhe u dëgjua nga shkallët e stadiumit. Kështu ndodhi edhe çdoherë kur numri 15 i Spanjës pati kontakt me topin gjatë ndeshjes.
Ndeshja e famshme e Kiev nuk është harruar në Angli ndonëse Ramos e ka shpjeguar me qindra herë, ashtu siç bëri edhe në konferencën përpara mediave në Wembley, që asnjëherë nuk ka kërkuar të dëmtoje një kolegun e tij. Por Anglezëve nuk ka kush ua ndëron mendjen që ai veprim ishte i qëllimshëm dhe që finalja e Championsit do të ishte ndryshe nëse gjërat nuk do të rrjedhnin në atë mënyrë.
Goli i Anglisë mundi të qetësonte pak vërshëllimat ndaj Sergio Ramos, por përgjigjia e menjëhershme e Spanjës me Saul dhe Rodrigo, bëri që Wembley përsëri t’u rikthehej vërshëllimave për kapitenin e Spanjës.