Gjatë ditës së sotme, La Liga ka prezentuar limitet e pagave për çdo klub që garon në kampionat dhe nga ky prezentim është zbuluar që Barcelona shpenzon më tepër se 632.97 milion euro për pagat, ndërsa Real Madridi shpenzon pak më tepër se 566.53 milion euro.
Ky nuk është një shqetësim për asnjërin nga klubet teksa ata kanë resurse të mëdha për të mbuluar pagat e lojtarëve, por është interesante për t’u parë se si Real Madridi ka reduktuar ndjeshëm diferencën në 66.5 milion euro ndaj rivalëve të tyre.
Ka disa arsye por më kryesoret do i tregojmë në vijim.
Arsyeja e parë
Njëra nga arsyet kryesore se pse Barcelona ia lejon vetes të shpenzoje më shumë në paga ka të bëje me faktin që ata kanë prezentuar prurje më të mëdha se Real Madridi.
Marëveshja me Nike për të sponzorizuar bluzat e Barcelonës ka sjellur shumë para në arkat e klubit Katalan. Mes tjerash, edhe shitjet e lojtarëve si Paulinho, Lucas Digne, Yerry Mina, Aleix Vidal, Gerard Deulofeo dhe Andre Gomes.
Klubi Katalan ka prezentuar përfitimet nga transferimet e bëra e që përafërisht i afrohet shumë së përfituar 3 vite më parë, duke marë parasysh edhe faktin që Barcelona ka marë një shumë të madhe parash këtë vit nga transferimi i Neymar si pjesë e marëveshjes me klubin e PSG.
Arsyeja e dytë
Limiti i pagave mbulon të gjitha sektoret e klubit
Në këtë mënyrë, limiti i Barcelonës është më i lartë se i Real Madridit sepse klubi Katalan ka më shumë sektorë ku investon, të tillë si futbolli i femrave, futsal, basketbolli dhe shumë të tjera.
Këto sektorë i kushtojnë klubit Katalan diku tek 15 milion euro.
Arsyeja e tretë
Real Madridi ka bërë një shitje të rëndësishme prej 105 milion eurosh nga transferimi i Cristiano Ronaldos për projektet e së ardhmes si zhvillimi i stadiumit.
Klubi ka marë pagesën e parë për transferimin e Portugezit e që është diku tek 45 milion euro, pasi që pagesa kryesore e transferimit nuk është kryer akoma si rrjedhojë e marëveshjes që ekziston mes klubeve.
Arsyeja e katërt
Buxheti i Real Madridit lejon që skuadra të ketë një limit pagash të rritur për sezonin 2018/19.
Për sezonin e ardhshëm, klubi planifikon një ngritje prej afërsisht 43.2 milion euro dhe diçka e tillë mund të ketë impakt në limitin e vendosur.