Luka Jovic është shumë afër Real Madridit sipas mediave në Gjermani dhe në Spanjë.
Sulmuesi i Eintracht Frankfurt pritet të jetë përforcimi i parë për sulmin e ekipit të Zinedine Zidane për sezonin e ardhshëm.
Jovic i është përgjigjur një tifozi Madrilen i cili kishte dizajnuar një fotografi ku shihej sulmuesi i ekipit Gjerman me fanellën e Realit.
Jovic i riktheu një ‘figurë’ apo ndryshe në gjuhën e huaj një ’emoji’ këtij dizajneri që etiketoi emrin e tij në atë foto.