Nuk e fituan titullin por Real Madridi vazhdon të jetë lider i renditjes së UEFA-s për klubet më të mira në Europë që nga sezoni 2013/14.
Me plotë 146.000 pikë, Reali është lider në renditje para Barcelonës që ka 138.000 pikë, Bayernit që ka 128.000 pikë, e kështu me radhë.
Kjo renditje bazohet në rezultatet e klubeve Europaine në 5 sezonet e fundit nëpër kompeticionet Europiane, në Champions League dhe në Europa League.
Reali ishte kampion 4 herë në Champions në 5 vitet e fundit, ku 3 tituj prej tyre ishin fituar radhazi nga Madrilenët.