Vinicius Junior është në pritje për të marrë lajmin më të mirë të karrierës: ftesën nga Brazili për Copa America.
Pas dëmtimit të mbrëmshëm të Neymar dhe mungesës së tij në Copa America që do të zhvillohet këtë muaj, Vinicius JR është njëri nga lojtarët që mund të ftohet si zëvëndësim për lojtarin e PSG-së i cili pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren e mbrëmshme të Brazilit.
Përpos Vinit, në listën e trajnerit Tite janë edhe Lucas Moura, Douglas Costa dhe Taison.
Momentalisht Vinicius gjendet në pushime në vendlindjen e tij në Rio dhe po pret për thirrjen e trajnerit që t’i bashkohet kampit të kombëtares së tij.