”Nuk po them që po luaj me më tepër lumturi por po luaj më mirë. Jam profesionist dhe bëj atë që mundem”. Pak ditë pas këtyre fjalëve të Gareth Bale, Madrileni është rikthyer të flasë për verën e komplikuar që përjetoi në një intervistë të dhënë për mediat Britanike.
‘‘Lojtarët marin vetëbesim kur luajnë mirë dhe shënojnë gola. Idealja do të ishte të vazhdoj të shënoj dhe kështu të ndihmoj ekipin. Për të qenë i sinqertë, në verë nuk isha në formën fizike që doja dhe kjo nuk më ndihmoi. Besoj se kur nuk je në formën tënde, nuk mund të bësh gjërat që dëshiron dhe më pas frustrohesh,” theksoi Gareth Bale nga kampi ku qëndron kombëtarja e Uellsit.
”Por tashmë ka kaluar. Tani, jam në një formë të mirë. Ndeshjet më ndihmojnë të përmirësohem dhe të ngris vetëbsimin,” konfirmoi ai.
Ndërsa për mundësinë e pjesëmarrjes në Europian, Uellsi me 6 pikë të grumbulluara deri më tani është në vendin e tretë, por Bale beson se vendi i tij do të jetë mes më të mirave të Europës. ”Po, kuptohet. Në të kundërtën nuk do isha këtu, nuk do të humbisja kohë. Më pëlqen të luaj për Uellsin.”
Pas fitores 2-1 ndaj Azerbejxhanit ku ndihmoi kombëtaren me një gol të shënuar, Gareth Bale do të kërkoje të bëje të njëjtën edhe ndaj Bjellorusisë këtë të Hënë.