Tekniku Zlatko Dalic i kombëtares kroate ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar të Kroacisë për ndeshjet e tetorit që janë kundër Hungarisë dhe Uellsit.
Vendimi për t’a përfshirë në listë edhe Luka Modricin ka frustuar klubin e Real Madridit, kjo për faktin se kroati luajti nga 90 minuta kundër Sllovakisë dhe Azerbajxhanit këtë fillim muaji, dhe me rikthimin e tij në Spanjë më pas, nga kampi Los Blancos u raportua mbi dëmtimin e tij muskulor.
Teksa mesfushori në kampin madrilen ende po vazhdon proecsin e rikuperimit, tekniku Zidane ndjehet i frustruar me vendimin e Zlatko Dalic për t’a ftuar atë.
Mbi të gjitha, nga kombëtarja kroate as nuk pyetën klubin madrilen për një vendim të tillë!