Adel Taarabt ishte konsideruar si një nga talentët më të ndritur të gjeneratës së tij kur ai doli në skenë në Lens dhe te Tottenham Hotspur, ndërsa tani 30 vjeçari theksoi se ishte mjaftë i mirë për të luajtur te Reali.
“Nuk më pëlqen t’i them këto gjëra rreth vetës sime por shumë njerëz thonin pasi më shihnin mua duke luajtur kur isha më i ri se isha mjaftueshëm i mirë për të luajtur për Real Madridin. Gjithashtu edhe Modric ma kishte thënë këtë,” theksoi Taarabt që aktualisht luan te Benfica, në një intervistë për FourFourTwo.
“Nuk është faji i askujt, është faji tërësisht i imi,” u shpreh në fund mesfushori maroken që ndjeu fajin për mënyrën se si eci më tutje karriera e tij.
30 vjeçari që në të kaluarën kishte luajtur edhe te Milani, tani aktualisht luan te Benfica.