Lëndimi i Karim Benzemës, i cili e ndoqi ndeshjen në Santiago Bernabéu, ishte vendimtar në këtë ndeshje, veçanërisht për një skuadër madrilene që nuk u ndje kurrë rehat dhe vuajti shumë nga humbja e sulmuesit titullar.
Fatkeqësia në El Clasico ka hapur sytë e Bernabeut dhe një nga ‘pasojat’ e para është përmirësimi i ofertës për Erling Haaland.
Nëse Kylian Mbappé do të fitojë afër 25 milionë neto, oferta për sulmuesin norvegjez, e cila u vlerësua rreth 18-20, do të rritet, pas miratimit të vetë Florentino Pérez, në 22 ‘milion’ neto në vit.
Ende larg gati 30 milionëve që jep Manchester City, por tashmë shumë afër asaj që do të fitojë ylli francez kur të përfundojë fazën e tij verën e ardhshme me PSG.