David Alaba?! “Ne jemi optimist me Alaba-n. Ka pasur një mbingarkesë, e kemi hequr si masë paraprake e ndonje lendimi me te madh”.
Ndeshje e madhe për Ceballos: “Ai bëri një lojë shumë të mirë, ndoshta ishte më i miri i ekipit sot. Më pëlqen të veçoj Ceballos, ai ka vuajtur shumë. Ai kishte një dëmtim për shkak të Lojërave Olimpike, por në fund ai luajti Ceballos që të gjithë e njohin ”
Camavinga?! “Kjo lojë ka qenë një përvojë e madhe për të. Ai kishte një karton të verdhë, por ai luajti një lojë të shkëlqyer. Qëndrimi i tij ka ndryshuar. Ai ishte më i fokusuar dhe bëri mirë”.
Kur preferoni të jeni kampionë?: “Nuk e mendoj vërtet këtë. Qëllimi ynë është gjysmëfinalja e UCL, ta përgatisim në maksimum. Pas gjysmëfinales do të bëjmë llogaritë.”
Mund të jeni kampionë të dielën?!: “E vetmja gjë për të cilën mendojmë është ndeshja gjysmëfinale. Skuadra është mirë, e motivuar, të gjithë janë të përkushtuar. Ceballos bëri një lojë të shkëlqyer, ai meritonte më shumë minuta”.
Gabimet e Benzemas: “Po të kishte një penallti tjetër, do ta kishte ekzekutuar. Ka bërë një lojë të jashtëzakonshme me ekipin dhe për skuadrën por penaltit ndodhën ashtu”.
Ata që luajtën sot janë mirë. Shqetësimi i Alaba nuk duket aspak serioze, ne preferuam të mos rrezikonim. Karim luajti shumë mirë. Nuk ishte rrezik. Ata që nuk ishin 100% nuk kam luajtur asnjëri”.
Ndeshja: “Ndeshja ishte shumë e mirë, sidomos pjesa e dytë. Të gjithë treguan përkushtim dhe cilësi, jemi shumë të kënaqur. Arritëm në një dinamikë të mirë para ndeshjes në Champions League dhe kemi kohë ta përgatisim mirë.”
Gabimet e Benzemës: “Penalitetet i humbin ata që i marrin, nuk do të ndikojë tek Benzema. Karim bëri një super lojë, ai do të shënojë në ndeshjen tjetër”