Pas rinovimit të Kylian Mbappé dhe nënshkrimit të Erling Haaland nga Manchester City, Real Madrid nuk ka hequr dorë nga bashkimi i të dy lojtarëve në të ardhmen. Në klub nuk ia kanë mbyllur derën asnjërit prej tyre dhe kanë ndërmend t’i bashkoj pas disa vitesh.
Kështu thuhet nga “Le Parisien”, një gazetë e lidhur me Paris Saint-Germain, ku thekson se drejtuesit e Real Madridit duan të provojnë fatin në të ardhmen për të krijuar një dyshe sulmuese të formuar nga Mbappé dhe Haaland.