Brahim Diaz një tanlent që premton shumë, klubi Italian e dëshiron me çdo kusht sepse është i huazuar tek Milan.
Milani dëshiron Brahim Diaz. Kampioni italian ka kontaktuar në orët e fundit me Real Madridin për të folur për situatën e mesfushorit premtues.
Lojtari është i lumtur në Itali dhe pak ditë më parë ishte protagonist i një goli ndaj Juventusit. Në moshën 23 vjeçare, evolucioni është i dukshëm. Në Milano ai ka pasur pothuajse gjithmonë mundësinë të luajë rregullisht nën drejtimin e Stefano Piolit.