Sevilla është afër kompletimit të huazimit të Sergio Reguilon, ku ky i fundit do të udhëtojë në qytetin e Sevillës të premtën (nesër) në mëngjes, ku do të arrijë në qytetin andaluzian rreth 09:35.
Ai fillimisht do të kryej testet mjekësore, teksa më pas të zyrtarizohet transferimi i tij pasdite.
“Lojtari dëshiron të vijë te Sevilla,” tha Monchi në një konferencë për shtyp të martën kur u pyet rreth lojtarit.
Kujtojmë se para disa ditëve u dha lajmi se ai nuk është përfshirë në skuadrën për parasezon dhe kjo qartësoi gjithçka.