Rodrygo Goes ka anashkaluar krahasimet me Ronaldo Fenomenin pasi shënoi në debutimin me Real Madridin kundër Osasunës dje.
Rodrygo u bë golashënuesi debutues më i shpejtë (93 sekonda) i Realit në La Liga që nga Ronaldo Fenomeni (62 sekonda) kundër Deportivo Alavesit në 2002.
Megjithatë, në lidhje me krahasimet me të, ai nuk deshi diçka të tillë.
“Nuk dua krahasime me Ronaldon (feomenin) sepse ai është një nga lojtarët më të mirë në histori si në përgjithësi dhe në kombëtaren time,” tha ai fillimisht pas ndeshjes.
“Sa për golin.. unë e kontrollova mirë topin dhe kisha besimin në vete se do shënoja.”
“Unë jam te Reali dhe nuk më intereson nëse luaj për Castillan nën urdhërat e Raulit, ose për skuadrën e parë. Jam shumë i lumtur, Zidane e përcjell një qetësi të paparë dhe një besim të madh te lojtarët,” u shpreh i riu brazilian pas ndeshjes.