Mesfushori Italian i Juventusit, Claudio Marchisio, konsideron se edhe pse ekipi i tij humbi 0-3 në ndeshjen e parë cerekfinale ndaj Real Madridit, ata mund t’a rikthejnë rezultatin në favor të tyrin në ndeshjen e dytë.
”Do të jetë e vështirë, por ne do të japim gjithcka. Dhe kush mendon se ka mbaruar, atëherë do të thotë se ai nuk është njëri prej nesh.”, ka shkruar Marchisio në rrjetin social në Twitter.
Mesfushori 32 vjecar, gjithashtu foli edhe për supergolin e Cristianos të cilin e vlerësoi shumë: ”Goli i Cristianos ishte magji. Duartrokitjet e stadiumit ishin një gjest që na bën krenarë. Fuerza Juve! E themi me zë të lartë, me krenari! Fuerza Juve.”, e vazhdoi shkrimin e tij futbollisti Italian.
Ndeshja e dytë kthyese ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit do të luhet më 11 prill në Bernabeu.