Forma se si e përjetoi ndeshjen e mbrëmshme, Joaquin Caparros, ishte një show i vërtetë. Gjeste, brohoritje, mesazhe, dhe shumë aktiv në ndeshje. Por pavarësisht kësaj, në tunel ai bëri edhe një gjest tjetër të mirë ku takoi Zidanen, me të cilën janë shumë miqësor.
Kamerat e stadiumit Sanchez Pizjuan regjistruan disa fjalë që Caparros i tha teknikut Francez para ndeshjes: ”Si je. A je gati për të luajtur.” dhe më pas vazhdoi ”Mister, do të arrini kulmin, jam i sigurt që do të arrini në kulm.”, duke iu thënë disa fjalë inkurajuese për finalen e Champions League ndaj Liverpoolit më 26 maj.