Julen Lopetegui ishte trajneri që fitoi besimin e presidentit Perez për të qenë zëvëndësuesi i të larguarit Zinedine Zidane, dhe në këto ndeshjet e para nën udhëheqjen e tij ekipi ka treguar një lojë mjaft të mirë me aksione dhe gola të bukur.
Dëshira e tij për të arritur sukses në klub është shumë e madhe sidomos kur e di se po drejton ekipin që fitoi 3 herë radhazi titullin e Champions League në 3 vitet e fundit. Ky entuziazëm i madh i tij po vërehet edhe në stërvitje ku dëgjohet britmat e tij duke i këshilluar lojtarët kur kanë topin apo kur gjenden para portës.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme ku shfaqen lojtarët me topin në këmbët e tyre dhe fjalët e Lopeteguit për secilin prej tyre kur e kanë topin: