Nesër, Real Madridi do të përballet me Alavesin në Esatdio Mendizorrotza. Skuadra sot kompletoi seancën e fundit stërvitore, me Gareth Bale i cili u rikthye por pa Marcelon, Iscon dhe Dani Carvajal, të cilët nuk do jenë në dispozicion për ndeshjen e nesërme.
Uellsiani është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve dhe MARCA ka mësuar se ai nuk është duke vuajtur më nga ndonjë dëmtim, megjithëse u zëvendësua në pjesën e parë në derbin e Madridit, ai është i gatshëm të udhëheq sulmin kundër Alavesit.
Lopetegui ftoi 10 lojtarë të Castillas të stërvitnin me skuadrën e parë sot në Valdebebas, duke përfshirë lojtarë si: Sergio Lopez, Javi Sanchez dhe Adrian de La Fuente.