Agjenti i Julen Lopeteguit, Carlos Bucero hodhi poshtë lajmin që raportoi Onda Cero kinse Lopetegui kishte marrë masa ligjore ndaj Real Madridit rreth një dëmshpërblimi.
Agjenti i Julen Lopeteguit, Carlos Bucero ka mohuar lajmet se ixh-menaxheri i Real Madridit ka hedhur klubin madrilen në një proces gjyqësor për të marrë një dëmshpërblim prej 28 milionë eurosh, një shumë që ai do t’a fitonte përgjatë kontratës së tij me klubin madrilen.
“Ndërprerja e kontratës mes Julen dhe Real Madridit u zgjedh në pesë minuta dhe përfundoi me një marrëdhënie të mirë mes dy paleve,” bëri të ditur ai në një postim në Twitter. Më tej poashtu edhe shtoi se: “Gjithçka ishte përcaktuar në kontratë dhe nuk ka proces gjyqësor.”