Ekipi realizoi një aksion të mrekullueshëm me pasime të sakta dhe të shpejta në golin e Casemiros në fitoren 1-3 ndaj Leganes sonte në stadiumin Butarque.
44 ishte numri i pasimeve të realizuar nga lojtarët Madrilen para se Casemiro të shënonte golin e dytë të ndeshjes në minutën e 29’të pas asistimit nga Lucas Vazquez.
Ky numër i madh i pasimeve ka vendosur një rekord të ri në La Liga që nga sezoni 2005/06, pasi asnjë ekip nuk kishte shënuar ndonjë gol në kampionat me një numër aq të madh të pasimeve paraprakisht.
Këto ishin pasimet e lojtarëve deri tek goli i Casemiros: