Djali i Marcelos, Enzo, u bë hit në mediat botërore në javën e kaluar pasi performoi në një sfidë me lojtarët Madrilen në zhveshtore.
Enzo, ishte ai që filloi këtë sfidë me lojtarët Madrilen duke e goditur me kokë tek secili lojtar dhe në fund duke e dërguar topin në një shportë që gjendej afër.
Eshtë Marcelo ai që komenton rreth kësaj sfide të djalit të tij: ‘‘Ai gjithmonë vjen në stërvitje me mua. Isha duke luajtur me Casemiron dhe më tha se mund të lëvizin topin 15 herë me kokë me djalin tim. Pastaj unë i thash Enzos, bir, ne do t’i bëjmë 25 dhe arritëm t’i bëjmë. Lojtarët qëndruarn dhe e provuam atë shumë herë. Enzo është 8 vjecar dhe ajo sfidë edhe për lojtarët profesionistë është e vështirë.”
Ndërsa sa i përket mospjesëmarrjes së Navas në këtë sfidë Marcelo sqaroi gjithcka: ”Me Navas, shumë njerëz thanë se është lënë jashtë për arsye se është një portjer, por ai po kontrollohej nga stafi mjekësor dhe vonë arriti në zhveshtore.”