Hap pas hapi. Në Real Madrid kanë vendosur të menaxhojnë krizën në një mënyrë të definuar dhe me një dozë të lartë të qetësisë e prespektivës.
Gjithçka do të adresohet në mënyrën e duhur. Si rrjedhojë, përpjekjet e klubit tani janë fokusuar tek gjetra e një trajneri sepse e ardhmja e Cristiano Ronaldos mund të varet nga përzgjedhja e duhur.
Opsioni Antonio Conte është akoma i vlefshëm, teksa Mauricio Pochettino dhe Jurgen Klopp janë larguar tashmë nga lista.
Edhe pse duket që të dyja palët kanë rënë dakord, tekniku Italian fillimisht duhet të zgjedhë të ardhmen e tij me Chelsean.
Londinezët nuk duan që ai të vazhdoje dhe as ai nuk dëshiron diçka të tillë, por në tavolinë qëndrojnë 20 milion euro që klubi duhet t’i paguaje si dëmshpërblim.
Nga ana tjetër, skenarë të tjerë nuk janë përjashtuar, duke përfshirë edhe të famshmin planin B, ku emri i Michel del në skenë.
Një ish lojtar dhe trajner, i dashur nga tifozët si dhe me një eksperiencë të kënaqshme për stolin, drejtuesit Madrilen marin në konsideratë mundësinë që Real Madridi të ketë përsëri një trajner Spanjoll.
Dhe e lidhur me trajnerin e ri, është edhe e ardhmja e Cristiano Ronaldos. Klubi veçse ka bërë një ofrtë për Portugezin dhe oferta nuk është pritur mirë.
Lojtari e konsideron të pamjaftueshme kështu që e ardhmja e tij mbetet në ajër.
Fakti që pas tentimit të fundit për të aritur një akord, ka bërë që Real Madridi të vendosë ‘krizën e Ronaldos’ në një anë tjetër dhe të fokusohet në zgjedhjen e problemit tjetër.
Janë caktuar disa takime në ditët e ardhshme dhe drejtuesit nuk do të pranojnë asnjë lloj presioni në çështjen Cristiano Ronaldo.
Është një çështje që duhet t’a zgjedhin vetëm ata, por tani prioriteti është diku tjetër.