”Real Madridi duhet të puthë dyshemenë në vendin ku ka ecur Gareth Bale. Ai ka arritur gjëra të jashtëzakonshme duke luajtur për atë klub”, kështu e nis intervistën agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett, njëri ndër faktorët kyç të lëvizjes së Bale drejt Tottenham.
”Për 7 vite është thënë që Bale nuk flet gjuhën Spanjolle dhe kjo është gënjeshtër. Bale flet Spanjisht. Është thënë që Bale nuk kujdeset për futbollin – Gareth e dashuron futbollin dhe nuk ka qenë kurrë jashtë futbollit.”
”Për dikë që ka bërë aq mirë për Real Madridin, ai nuk ka marrë respektin që ka merituar dhe ky është një problem i madh. Shpresoj që Bale të mos kthehet kurrë atje.”