Blerja e dyfishtë e Tottenham me Gareth Bale dhe Sergio Reguilon është pritur mirë nga tifozët e Tottenham, njëjtë siç është pritur edhe nga Jose Mourinho që beson se Zinedine Zidane ishte i lumtur që u lirua nga Uellsiani.
Starti i dobët i kampionatit për Tottenham duket sikur është hedhur tutje pas fitores ndaj Southempton edhe pse Gareth Bale do të jetë jashtë fushave për një muaj teksa vazhdon betejën për t’u rikuperuar nga një dëmtim në gju.
”Nuk kam folur me Zidane, por mendoj se ai duhet të jetë i lumtur me largimin e Bales dhe unë jam vërtetë i lumtur që ai është këtu,” theksoi Mourinho përpara mediave.
”Gareth është i lumtur që ndodhet këtu me ne dhe shpresoj që në fund të sezonit ne të gjithë do të jemi të lumtur dhe ai do të qëndroje me ne.”
”Ai është shumë i lumtur dhe lumtura është shumë e rëndësishme në jetë dhe në futboll. Do të duhet edhe pak kohë deri sa t’a shohim në fushë por me mjekët që kemi këtu mendoj se ai do të jetë gati për të qenë lojtari që ne të gjithë e njohim.”
Reguilon nuk është përfshirë në skuadër për përballjen e sotme ndaj Shkëndijës së Tetovës në Europa League por ish-tekniku Madrilen është i kujdesshëm me anësorin dhe thekson që do të duhet pak kohë për t’u rikuperuar nga dëmtimi.
”Ai nuk është stërvitur me ne dhe ne e dimë që nuk do të jetë gati për këtë ndeshje kështu që nuk e kemi regjistruar,” shtoi Mourinho.