Gareth Bale u largua nga Real Madridi drejt Tottenham këtë merkato në formën e huazimit për një sezon, ndërsa për këtë lëvizje Uellsiani ka theksuar që nuk pendohet për asgjë, aq më pak për mënyrën se si koha e tij në Madrid përfundoi.
Bale kishte një marëdhënie të vështirë me Zinedine Zidane dhe në fazën finale të sezonit të kaluar, ai në mënyrë të rregullt i ndiqte ndeshjet nga shkallët e stadiumit.
”Jo, nuk kam asnjë pendesë për kohën time tek Real Madrid,” theksoi Bale për Sky Sports.
”Unë vetëm tentoj të luaj futboll, kjo është e gjitha që mund të bëj dhe çdo gjë tjetër që thuhet është jashtë kontrollit tim. Ashtu siç kam theksuar, nuk kam asnjë pendesë për atë që kam bërë. Çfarëdo që mund të thotë dikush, kjo është në dorë të tyre.”
”E di se çfarë mendoj për veten dhe familja ime e di saktësisht se kush jam, kjo është e gjitha për të cilën shqetësohem.”
”Pa dyshim që kultura ndryshe në një vend ndryshe më ka rritur si person, mos të flasim për aspektin e futbollit. Në këtë sport mësoni se si të përballeni me situatat në të cilat ndodheni.”
”Pa dyshim që kam qenë në situata ku presioni ka qenë i tmerrshëm. Ka patur njerëz që më vërshëllenin nga stadiumi kur unë isha në fushë.”
”Kështu që po, unë kam mësuar se si të përshtatem me situata të tilla, të mos i mar aq seriozisht, aq për zemër, thjesht e lejon të kaloje.”
”Është futbolli – diçka që të pëlqen t’a bësh dhe aty ku ke nevojë të japësh më të mirën por ndonjëherë rrethanat nuk t’a lejojnë.”