Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk e ka mbyllur derën për ndonjë prurje të re tek Madrilenët përpara fundit të merkatos, por ai e ka bërë të qartë që për të ndodhur diçka e tillë lojtarët aktual fillimisht do të duhej të largoheshin.
Sa i përket skuadrës aktuale, Francezi është i lumtur me lojtarët që ka në dispozicion.
”Të gjithë mund të kenë opinionin e tyre. Për mua, gjithmonë kam lojtarët më të mirë dhe gjëja më e mirë është që kjo ndodh gjithmonë tek Real Madridi,” theksoi Zidane.
”Merkatoja sidoqoftë është e hapur deri me 5 Tetor. Në fund, ne kemi plot lojtar. Pse të sjellim akoma më shumë? Për çfarë arsye? Që të gjithë janë lojtar shumë të mirë. Jam me të vërtetë i lumtur.”
Eden Hazard ka patur disa kritika javëve të fundit teksa një pjesë e tyre kanë vënë në dyshim profesionalizmin e tij, por trajneri i Real Madridit nuk është dakord me këtë konstatim.
”Nuk mendoj kështu. Kritikët mund të flasin, por ai vetëm dëshiron të luaje,” veçoi Zidane.
”Ai kishte një problem të madh në nyjen e këmbës, diçka që e ka penguar për një kohë të gjatë. Sezoni është i gjatë dhe ai dëshiron të jetë me bashkëlojtarët e tij.”
Ka patur diskutime në javët e fundit nëse Luka Jovic apo Borja Mayoral do të largohen në formën e huazimit, por Zidane nuk deshi të zbuloje më tepër detaje.
”Nuk do ju përgjigjem,” ishte përgjigjia e Zidane.
”Do të llogaris tek të gjithë lojtarët që kanë kontratë me ekipin. Pastaj do të shohim.”
Zidane më pas u pyet nëse Jovic ka ndonjë arsye për të qenë i dëshpëruar.
”Duhet të merni çdo gjë në konsideratë. Deri me 5 Tetor, merkatoja është e hapur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Lojtarët janë mirë dhe kjo është ajo që më intereson.”
Një lojtar që ka qenë i lidhur me Real Madridin këtë merkato ka qenë Raul Jimenez i Wolverhampton, por Zidane nuk ofroi shumë detaje kur u pyet për Meksikanin.
”Do ju përgjigjem. Kemi një skuadër dhe nuk e di se çfarë ndodhë përtej. Jam i fokusuar në ata që i kam këtu. Mund të ketë diskutime për të tjerët, por të jem i qartë, nuk e di.”
Zidane poashtu ka marë disa kritika nga tifozët Madrilen për mënyrën se si trajtohen Vinicius Jr dhe Rodrygo Goes, por trajneri ka theksuar që për të luajtur vazhdimisht tek Real Madridi duhet të jesh në një nivel të lartë.
”Këta pyetje më bëjnë të qeshem. Ky është Real Madridi,” u përgjigj Zidane.
”Është e lehtë të japësh një opinion, unë jam çdo ditë me lojtarët. A do të luaje Vinicius në 34% të ndeshjeve? Dhe tjetri 32%? Dhe tjetri 31%…?
”Ky është realiteti i këtij klubi, gjithmonë do të ketë lojtar që do të luajnë më shumë dhe ata që do të luajnë më pak.”
”Unë dua të fitoj, ajo që thuhet jashtë ekipit nuk ndihmon. Ata janë të gjithë të rinjë, që të gjithë rreth moshës 21 vjeç, ky është realiteti i futbollit të tyre, qoftë nëse luan, qoftë nëse jo.”
”Duhet të përzgjedhësh një startuese çdo ndeshje, nuk duhet të mendosh për këtë më shumë dhe unë gjithmonë do të përzgjedh formacionin i vetëm. Pasi të largohem nga këtu, do të bëj përsëri çfarë të dua. Nuk e di a jam i qartë në atë që dua të them.”
Dhe një herë tjetër, ka disa që besojnë se Real Madridi është i favorizuar nga ana e VAR-it, por Zidane sheh vetëm përfundimet e sakta të saj.
”Jam i surprizuar nga kritikat e suksesit të këtij sistemi,” theksoi Francezi.
”Nuk do të flas për këto gjëra, që të gjithë kanë mendimin e tyre si zakonisht. Ne nuk mund të bëjmë asgjë tjetër përveç se të fokusohemi te puna jonë.”